
Milani është ende i interesuar për futbollistin e Chelseat, Hakim Ziyech, shkruajnë mediat në Itali.
Drejtuesit e Milanit janë të interesuar që t’i ofrojnë një opsion më shumë në fazën sulmuese trajnerit Stefano Pioli dhe atë qysh në janar.
Ziyechi është objektiv i “kuqezinjve” që një kohë të gjatë, por është e qartë se në janar nuk ka gjasa që të ndodhë ky transferim.

Raportohet se Dortmundi është në pozicion më të mirë për të siguruar shërbimet e marokenit.
28-vjeçari ka dhjetë paraqitje në Premier League këtë sezon nën drejtimin e Thomas Tuchelit. Ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.