Pas Barcelonës edhe ekipi nga Premierliga synon transferimin e Januzajt

13:02 | 22 Dhjetor 2021

Pas Barcelons, edhe West Hami ka shprehur interesim për futbollistin e Real Sociedadit, Adnan Januzajn.

Të dyja klubet kërkojnë që të nënshkruajnë me Januzajn për të cilin nuk do të kenë nevojë të paguajnë dëmshpërblim, pasi 26-vjeçarit i skadon kontrata me klubin spanjoll në fund të sezonit.

Bëhet e ditur se West Hami është në avantazh, pasi trajneri David Moyes ka punuar me Januzajn te Manchester Unitedi, madje i ka dhënë hapësirë të madhe në edicionin 2013/2014.

Në këtë sezon, Januzaj ka shënuar dy gola dhe po aq asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat.

Komento: