Veshën me uniformën e UÇK-së 80 nxënës të Medresesë “Alauddin”, 14 ranë dëshmorë

19:01 | 22 Dhjetor 2021

80 nxënës të Medresesë “Alauddin” e veshën uniformën e UÇK-së, 14 ranë dëshmorë.

Medreseja “Alauddin” sot e ka shënuar 70 vjetorin e themelimit si institucion.

Në ceremoninë e shënimit të këtij përvjetori përveç myftiut Naim Tërnava, të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli.

Ky institucion ka dhënë kontribut të madh në promovimin e vlerave kulturore dhe fetare në Kosovë.

Njëherësh ky institucion është Medreseja e parë në gjuhën shqipe në Kosovë dhe Shqipëri.

Nxënësit e kësaj shkolle kishin dhënë kontribut të madh edhe në luftën e fundit në Kosovë.

80 nxenës të kësaj shkolle veshën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i dolën armikut përpara.

Ndërkaq 14 prej tyre ranë dëshmorë.

Komento: