
AC Milan po shikon opsionet e mundshme për të zëvendësuar Franck Kessie, i cili duket i vendosur të largohet pasi t’i skadojë kontrata e tij.
E ardhmja e Kessie është aktualisht subjekt i shumë spekulimeve duke pasur parasysh se marrëveshja e tij mbaron pas disa muajsh dhe nuk ka ende ndonjë lajm pozitiv se do të nënshkruaj vazhdimin e kontratës me Milani, përcjell ORAinfo.
Sipas të fundit nga SportMediaset, Svanberg i Bolonjës është aktualisht objektivi kryesor i Milanit për ta zëvendësuar Kessien.
Mesfushori suedez ka luajtur një rol kryesor në skuadrën e Sinisha Mihajlovic, pasi ka bërë 20 paraqitje në ligë dhe kupë deri më tani me tre gola në emër të tij.
Svanberg është mësuar të luajë një pivot të dyfishtë pasi Mihajlovic ka përdorur 4-2-3-1 dhe 3-4-2-1 me Rossoblu që nga emërimi i tij si trajner i tyre. /ORAinfo/
