Reduktimet mbi 2 orë në Kosovë, KEDS i kundërpërgjigjet Qeverisë

13:29 | 25 Dhjetor 2021

KEDS i përgjigjet Qeverisë

Nga KEDS kanë thënë se reduktimet mbi 2 orë në Kosovë, po ndodhin për shkak të prishjeve.

KEDS ka mbajtur konferencë për media në lidhje me krizën energjetike në vend.

Bujar Jupaj, drejtor i sistemit të operimit në KEDS është përgjigjur ndaj ministres Rizvanolli e cila tha se janë duke përpiluar dosje për të dorëzuar në polici në lidhje me reduktimet që po zgjasin më shumë se dy orë, shkruan lajmi.net.
“Ajo që ne garantojmë është se planifikimi është zbatu në përpikmëri. Por në moment që kemi dalje të mëdha, pas aktivizimit të daljes, vijnë deri tek djegia e kabllove dhe nënstacioneve. Këtë edhe mund t’ua dëshmojmë. Pra nuk është si pasojë që ne nuk e përfillim planifikimin. Ne 97-98 përqind e kemi pasur planifikimin”, tha Jupaj.

Ai tutje tha se konsumatori nuk ka asnjë gjasë që të ketë 20 orë mungesë rryme të planifikuar.

“Nuk ka mundësi që konsumatori me pas 20 orë mungesë rryme me reduktim të planifikuar, vetëm nëse ka djegie apo prishje tjera. Aktualisht mbi 400 punëtorë i kemi në terren për aktivizimin e energjisë”, tha ai.

Ndryshe tash e tri ditë, Kosova po përballet me krizë energjetike, ku reduktimet e rrymës janë më shumë se dy orë. Në disa qytete reduktimet janë edhe me nga një ditë.

Komento: