
Skriniar, nuk dëshiron të largohet nga Interi.
Milan Skriniar, është lidhur shumë me një transferim te skuadrat kryesore në Premier League dhe La Liga, dhe mbrojtësi sllovak pranon se asgjë nuk mund të përjashtohet në frontin e transferimeve,përcjell ORAinfo.

Ai ka thënë për Corriere della Sera: “Nuk po mendoj të largohem, jam i lumtur këtu. Megjithatë, kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Ne nuk kemi folur ende për një rinovim, pasi kontrata ime është deri në vitin 2023”, ka përfunduar mbrojtësi./ORAinfo/