
Vieira mungon në ndeshjen Crystal Palace – Tottenham, rezulton pozitiv me Covid-19
Patrick Vieira nuk do të jetë në stolin e Crystal Palace për ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.
Trajneri francez, Vieira, nuk do të jetë në gjendje ta drejtojë skuadrën e tij sot, përcjell lajmi.
Ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe duhet të qëndrojë në izolim.
Ndeshja mes Crystal Palace dhe Tottenham ishte diskutabile nëse do të zhvillohet ose jo.
Më herët u raportuar se çdo gjë do të shkojë sipas planit, kurse tani Vieira doli pozitiv.
Në të njëjtën situatë është trajneri i Aston Villa, Steven Gerrard i cili nuk drejton dot skuadrën ndaj CHelsea.