Nis protesta kundër reduktimeve të rrymës

13:22 | 27 Dhjetor 2021

“KEDS t’i kthehet Kosovës”.

Tashmë ka nisur protesta e paralajmëruar përballë selisë së KEDS-it në kryeqytet, protestë kjo që po mbahet për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike ditëve të fundit.

Nëpërmjet kësaj proteste, organizatorët po kërkojnë energji elektrike 24 orë në shtatë ditë të javës dhe po ashtu shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njofton Klankosova.

Ajo që vërehet është se deri më tani, në protestë po marrin pjesë një numër i vogël i qytetarëve, të cilët në duar mbanin pankartën “KEDS t’i kthehet Kosovës”.

Komento: