Real Madrid po i shet dy super yjet e skuadrës

15:17 | 27 Dhjetor 2021

​Real Madridi vë në shitje dy yjet e skuadrës

Real Madridi do të mirëpresë ofertat eventuale për Gareth Bale dhe Iscon në afatin kalimtar të janarit, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Të dy lojtarët kanë arritur në gjashtë muajt e fundit të kontratave të tyre dhe “ Los Blancos” janë të etur për të fituar para, para se të hyjnë në grupin e lojtarëve të lirë.

Marcelo është gjithashtu në të njëjtën listë, por Reali nuk po planifikon të nënshkruajë me ndonjë zëvendësues për të, kurse Bale dhe Isco mund përfundojnë duke u larguar në merkaton e dimrit.

Komento: