Kjo është familja iu shuan dy pjesëtarët në aksidentin tragjik në Milot, nëna në gjendje të rëndë

19:09 | 27 Dhjetor 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Milot.

Dy viktima dhe dy të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit pasditen e kësaj të hëne.

Babai Shkurt Prenga dhe djali i tij 3-vjeçar ndërruan jetë në vend. E plagosur rëndë ka mbetur nëna e të miturit, Fabiola Prenga, e cila ndodhet në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë.

Automjeti tip ‘Opel’ me të cilin familja po udhëtonte, u përplas me një ‘Benz’ i cili më pas u përfshi nga flakët. Gjithashtu, edhe drejtuesi i ‘Benzit’ ka pësuar lëndime të rënda. Edhe ai ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Komento: