
Benfica, po konsideron emërimin e Andrea Pirlos si trajnerin e tyre të ardhshëm raporton Calciomercato.
Klubi portugez është menduar të shkarkojë Jorge Jesus, i cili po lidhet fort me një rikthim te Flamengo,përcjell ORAinfo.

Pirlo është zgjedhja e parë e Benfica-s për të zëvendësuar Jesus, me italianin që ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga Juventusi në fund të sezonit 2020-21./ORAinfo/