
Real Madridi po përballet me vështirësi në shkarkimin e Isco-s pa asnjë klub të interesuar aktualisht për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll, raporton Mundo Deportivo.
29-vjeçari ka bërë vetëm dy startime në La Liga këtë sezon dhe duket se nuk ka të ardhme nën drejtimin e trajnerit të Los Blancos, Carlo Ancelotti,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, përpjekjet e tyre për të gjetur një blerës të janarit kanë dështuar deri më tani të japin rezultate pozitive.
Me kontratën e tij që skadon në verë, duket se klubet rivale janë të gatshme të presin disa muaj përpara se të tentojnë të nënshkruajnë lojtarin në një transferim të lirë./ORAinfo/