
Laccazette duket se nuk është i kënaqur te Arsenali.
Alexandre Lacazette, do të largohet nga Arsenali verën e ardhshme zbulon L’Equipe.
30-vjeçari ka vetëm gjashtë muaj nga kontrata e tij dhe është raportuar se Topçinjtë ende duan ta lidhin atë me një zgjatje,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Lacazette beson se ai mund të marrë një marrëveshje më të gjatë në një klub tjetër dhe po planifikon të largohet si agjent i lirë në fund të sezonit./ORAinfo/