
Milan ka filluar bisedimet për nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Paris Saint-Germain, Abdou Diallo.
Sipas Gianluca Di Marzio, PSG është e lumtur të shesë Diallo të cilin e nënshkruan nga Borussia Dortmund në 2019 por çmimi i tyre i kërkuar konsiderohet i lartë nga Milani,përcjell ORAinfo.

Nëse parisienët ulin pretendimet e tyre, kuqezinjtë do të jenë gjithashtu të gatshëm të bëjnë një investim dhe ta blejnë lojtarin plotësisht në janar.
Diallo konsiderohet një mbrojtës për të ardhmen, i cili gjithashtu do të përdorej shumë sezonin e ardhshëm edhe kur Simon Kjaer të jetë rikuperuar. Për këtë arsye Milani është i gatshëm të angazhohet për më shumë se një formulë huazimi.
Ai mund të luajë qendërmbrojtës ose mbrojtës të majtë, dhe Diallo madje herë pas here ka luajtur edhe pozicionin e mesfushorit mbrojtës. Me PSG-në ai ka 13 paraqitje këtë sezon aktualisht, nga të cilat 9 janë në Ligue 1 dhe 2 në Champions League./ORAinfo/