Aksident në Veterenik, ka të lënduar

22:29 | 27 Dhjetor 2021

Aksidentet janë shtuar në numër ditëve të fundit.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.

Komento: