
73-vjeçari në Prishtinë mbeti pa kulm mbi kokë për shkak të një investimi komunal.
Islam Kuleta, në moshën 73-vjeçare, mbeti pa kulm mbi kokë për shkak të një investimi komunal.
Kuleta kishte jetuar për dekada në barakat pranë Fakultetit Filologjik, derisa Komuna e Prishtinës vendosi që këto t’i rrënojë dhe në vend të tyre të ndërtojë parking nëntokësor.
E banorëve aty u premtoi se pas largimit do t’iu paguhej vendbanimi për një vit, mirëpo këtë premtim me ndarjen e të hollave të para për çiftin Kuleta duket se e harroi.
Këta të fundit kanë muaj që presin për paratë e tyre të premtuara.