Zbulohen detajet e marrëveshjes: Inter bëhet klubi më i pasur në botë

11:16 | 29 Dhjetor 2021

Marrëveshja është arritur: Inter bëhet klubi më i pasur në botë, zbulohen detajet e marrëveshjes.

Revolucion në Serie A, Inter ndryshon pronarë dhe bëhet klubi më i pasur në Botë.

Fondi saudit i investimeve publike (PIF), i cili tashmë bleu Newcastle United – do të blejë Interin nga Suning Group për 1 miliard dollarë apo 884,109 milionë euro, gjatë ditëve të ardhshme.

International Business Times, shkruan se fondi PIF ka arritur marrëveshje me Suning për blerjen e Interit dhe ditët në vijim pritet të zyrtarizohet marrëveshja.

Kostoja e operacionit është 1 miliard dollarë apo afërsisht 884 milionë euro. Sapo blerja të bëhet publike, Inter do të bëhet skuadra më e pasur në botë.

Komento: