Reperi shqiptar, Gold Ag ka humbur një njeri shumë të dashur.
Ai përmes një njoftimi në rrjete sociale ka thënë se ka vdekur organizatori i koncerteve në Selanik.
Sipas njoftimit, i ndjeri ka vdekur pas një sëmundjeje me të cilën po përballej prej vitesh.
“Paska ndërruar jetë Rudi, organizatori i festave shqiptare në Selanik.
Shumë kohë me sëmundje por gjithmonë ishe me shpresë te Zoti.
Lus Zotin e Plotfuqishëm që ajo sëmundje të jetë pastrim për ty për Xhenet në përjetësi.
Më deshe fort vlla, do të lutem për ty që Allahu të falë e mëshiron 🤲🏼😢.”, ka shkruar Gold Ag në postimin e tij. /ORAinfo/