Arrestohet i dyshuari për therjen në Prishtinë, kjo është gjendja shëndetësore e viktimës

10:46 | 30 Dhjetor 2021

Është arrestuar i dyshuari pasi që dje ka therur me thikë një person në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë, njofton PK në raportin 24 orësh.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Komento: