Dembele refuzon ofertën e fundit, vendos përfundimisht të largohet nga Barcelona

11:28 | 30 Dhjetor 2021

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele, do të largohet përfundimisht nga skuadra e Barcelonës. Ai ka refuzuar edhe ofertën e fundit të klubit për ta vazhduar kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni.

Me këtë veprim, Dembele u ka bërë me dije krerëve të klubit se dëshiron ta vazhdojë diku tjetër karrierën dhe është i lirë të negociojë me skuadrat tjera prej datës 1 janar.

Te Barcelona po shpresojnë ta shesin Dembelen gjatë afatit kalimtar të dimrit për të mos e humbur falas në verë kur edhe i skadon kontrata.

24-vjeçari prejse iu bashkua Barcelonës për 135 milionë euro në vitin 2017 nga Dortmundi ka pasur telashe me lëndimet, ndërsa këtë sezon ka tetë paraqitje dhe dy asistime.

Interesim për francezin tashmë kanë treguar shumë skuadra të mëdha të Evropës, të cilat po shpresojnë t’i sigurojnë falas shërbimet e tij.

Komento: