Kështu do të jetë moti në ditën e fundit të vitit 2021

20:10 | 30 Dhjetor 2021

Parashikimi i motit për ditën e fundit të vitit 2021.

Mot i qëndrueshëm ditëve në vijim, me vranësira e diell.

Sipas Prishtina Weather, në ditën e fundit të vitit 2021 në mëngjes parashihen vranësira kalimtare.

Gjatë ditës e në mbrëmje kthjellime. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull, e vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

Temperatura minimale do të shënojnë minus 1 gradë celsius derisa maksimalet pritet të arrijnë deri në 10 gradë.

Ndërkohë në ditën e parë të janarit 2021 pritet të kemi mot të butë, kryesisht me diell. Në vise të ulëta në mëngjes do të ketë mjegull.

Komento: