Richard Grenell i thur lavde ambasadorit të ri amerikan në Kosovë

20:19 | 30 Dhjetor 2021

Grenell lavdëron ambasadorin e ri amerikan në Kosovë.

Ish-emisari special amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, po thotë se Jeffrey Hovenier, do të jetë përfaqësues shumë i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kështu u shpreh Grenell, ndërsa reagoi përmes twitter, pas marrjes zyrtarisht të Hovenierit të detyrës së Ambasadorit amerikan në Kosovë.

‘’Jeff do të jetë një përfaqësues shumë i mirë i SHBA-së’’, shkruan Grenell ndërsa riposton edhe cicërimën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me rastin e dorëzimit të detyrës tek Jeffrey Hovenier.

Komento: