Milan transferon yllin e Serie A

21:40 | 30 Dhjetor 2021

Dueli Juve-Inter: Milan shfrytëzon rastin dhe transferon yllin e Serie A.

Inter dhe Juventus kanë zhvendosur të gjithë vëmendjen e tyre tek vetëm një futbollist i Serie A, duke i lënë rrugë të hapur Milanit për një emër tjetër.

Zonja e Vjetër dhe Neroazzurët janë duke garuar njëra me tjetrën për shërbimet e Gianluca Scamacca të Sassuolos, ndërkohë që Rossonerët kanë sytë e tyre tek një emër tjetër.

Milan pritet të shfrytëzojë mundësinë dhe të transferojë yllin tjetër të Sassuolos, Giacomo Raspadori i cili ka tërhequr vëmendjen e Paolo Maldinit.

Tashmë do tentohet menjëherë arritja e një marrëveshje të parakohshme dhe pastaj gjithçka të zyrtarizohet gjatë afatit veror për një shifër që mund të arrijë deri në 25 milionë euro.

Komento: