
United e mbylli vitin me spektakël.
Manchester United ka rrëmbyer pikët e plota në shtëpi, duke e mundur 3-1 Burnleyn.
Djajtë e Kuq e knë mbyllur vitin 2021 me spektakël në Old Trafford.
United arriti ta mposhtë 3-1 Burnleyn për t’u ngjitur në pozitën e gjashtë në renditjen e Premierligës me 31 pikë.
Fillimisht shënoi për 1-0 Scott McTominay në minutën e tetë.
Jadon Sancho, në minutën e 27-të, pas një super lëvizjeje, e detyroi Ben Meen të shënojë në portën e tij për 2-0 për Unitedin.
Për 3-0 shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 35-të, i cili kishte asistuar te goli i parë.
Pak minuta më vonë, në atë të 38’, Lennon ngushtoi epërsinë duke realizuar për 3-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit pavarësisht rasteve në pjesën e dytë.