Lajcak: S’ka zgjidhje jashtë dialogut

14:34 | 31 Dhjetor 2021

Lajcak ‘shpëtim s’ka, veç vonim’: S’ka zgjidhje jashtë dialogut, Kosova e Serbia s’kanë arsye të humbasin kohë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajcak tha se mbetet një optimist i moderuar kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi dhe shtoi se kjo është çështje me rëndësi strategjike për gjithë rajonin dhe shtoi se nuk sheh arsye për zvarritje, transmeton Gazeta Metro.

“Kemi shqiptarë e serbë që jetojnë në secilin shtet në Ballkan, kështu që kjo çështje është mbi marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës kështu që zgjidhja pozitive e kësaj çështje do të ketë ndikim të madh në stabilizimin e gjithë rajonit. Është shumë e vështirë e me çështje të ndjeshme, dhe kemi një kalendar politik të papërshtatshëm. I kaluam edhe zgjedhjet në Kosovë pas të cilave erdhi qeveria e re që ka mjaft qëndrime të caktuara rreth dialogut. Ne jemi në kontakt ditor dhe po zgjedhim çështje konkrete” ka thënë Lajcak në intervistë për gazetën malazeze Pobjeda.

Ai shtoi se ky është qëndrimi i përbashkët i BE dhe SHBA si dhe partnerëve të tjerë, ndërsa Rusisë i porositi që bisedimet janë e vetmja mënyrë për gjetjen e zgjidhjes.

“Nuk ka mënyrë tjetër të zgjidhjes së atyre çështjeve jashtë dialogut dhe për këtë nuk shoh arsye që të humbim shumë kohë pasi vetëm ka zvarritje deri te zgjidhja. Kjo nuk është çështje e thjeshtë, por unë jam një optimist i moderuar” tha ai

Komento: