Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK’së

12:00 | 02 Janar 2022

Ka ndërruar jetë një ish-ushtar i UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se sot ka vdekur Ajvaz Karpuzi, ish-luftëtar i UÇK’së, raporton Gazeta Express.

Klinaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Karpuzi ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK’së në Prishtinë.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Shkrimi i plotë:

Sot ka ndërruar jetë luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, bashkëpunëtori shumëvjeçar, ish Kryetari i OVL të UÇK-së dega në Lypjan, aktualisht anëtari i Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë, Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Lipjanit.

Ngushëllime Familjes, bashkëluftëtarëve e gjithë miqve të tij.

Lavdi jetës dhe veprës së tij Atdhetare!

Komento: