Nuk i respektuan masat kufizuese, dënohen 94 persona në Pejë

16:07 | 02 Janar 2022

Masa anti-covid po vazhdojnë të shkelen.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes një njoftimi për media bën të ditur se me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër COVID-19.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, për mos zbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës nga zyrtarët policor, janë shqiptuar 94 gjoba sipas ligjit anticovid.

“Zyrtarët policorë do të veprojnë dukë realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër urban”, thuhet në njoftim.

Komento: