Mëngjes i ëmbël, Einxhel në shtrat të Dagz-it: Më mbulo mos të më shohin që jam këtu
Einxhel dhe Dagz kanë dhënë tashmë puthjen e tyre të parë.
Edhe pse Einxhel nuk u shpreh e kënaqur nga ajo puthje pasi thonte se nuk ishte e vetëdishme, duket se sot ka filluar ditën me pozitivitet.
E shtrirë në krevatin e Dagz-it ajo është mbuluar nga shumë puthje dhe përqafime.
Po Einxhel nuk po ndihet e lirë dhe kërkoi nga Dagz-i ta mbulonte me jorganë që mos ta shohin të tjerët.
Si duket ajo nuk ndihet e lirë edhe sa duhet.
Ndërsa në anën tjetër Dagz-i është shkrirë nga puthjet dhe përqafimet që ia dhuroi asaj.
Këtë të martë të nominuar janë Dagz-i dhe Sara, dhe njëri nga të dy do të largohet nga shtëpia e BBV-së.