
Vendimi i Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave lajm nëpër botë.
Sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në vend. Një vendim i tillë i bërë publik nga ministrja Artane Rizvanolli është bërë lajm edhe nëpër botë.
“Coin Desk” një platformë që ka 2 milionë e gjysmë ndjekës, raporton se si Kosova ka vendosur të ndalojë prodhimin e kriptovalutave si rezultat i krizës me energjinë elektrike.
“Kosova lëviz drejt ndalimit të prodhimit të kriptove derisa përballet me krizën energjetike”, shkruan “Coin Desk”.
