
Adriana Matoshi është njëra ndër aktoret më të dashura të publikut shqiptar.
Ajo merr vëmendje të madhe kudo me paraqitjet e saja.
Aktorja para disa javëve ka zbuluar se sëmundja e tumorit që vuante dikur iu kishte kthyer prap.
Adriana tregoi se duhej t’i nënshtrohej një operacioni për t’i bërë ballë sëmundjes dhe kështu ndodhi, përcjell ORAinfo.
Ajo pas operacionit u kthye më e fortë se kurrë dhe disa foto që ka postuar së fundmi në Instagramin e saj morrën gjithë vëmendjen.
Aktorja është zbukuruar edhe më shumë pas operacionit dhe po duket shumë bukur.
E veshur me komplete të zeza dhe me stil, Adriana po duket një zonjë e vërtetë. /ORAinfo/


