Përsëri alarm për mjet të dyshimtë në stacion të autobusëve në Prishtinë

10:14 | 05 Janar 2022

Sërish alarm për mjet të dyshimtë në stacion të autobusëve në Prishtinë.

Policia ka evakuuar udhëtarët dhe punonjësit në stacionin e autobusëve në Prishtinë, pas një thirrjeje për mjet të dyshimtë, raporton Express

Këtë informacion e kanë konfirmuar për Express burime brenda Policisë së Kosovës.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe para pak ditësh në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ku një qytetar ka telefonuar policinë dhe ka deklaruar se ka lënë një mjet shpërthyer në stacion.

Por ky ka rezultuar të jetë alarm i rrejshëm, pasi në stacionin e autobusëve policia nuk gjeti asnjë mjet shpërthyer.

Komento: