Herën e parë dështon votimi, shkohet në raundin e dytë për votimin e kryesuesit në Prishtinë

11:34 | 05 Janar 2022

Dështon hera e parë, shkohet në raundin e dytë për votimin e kryesuesit në Prishtinë.

Raundi i parë nuk ka mjaftuar që Fehmi Kupina i LDK-së të marrë besimin për drejtimin e Asamblesë së Komunës së Prishtinës.

Në votim kanë marrë pjesë 25 asambleistë dhe me 25 votat pro çka ka qenë e pamjaftueshme për përmbylljen e këtij procesi, njofton Klankosova.

Komisioni i angazhuar për procesin e votimit, ka konstatuat se duhet të shkohet në raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e kryesuesit.

Komento: