Këto janë fjalët e para të Fehmi Kupinës pasi u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal në Prishtinë

12:39 | 05 Janar 2022

Fjalët e Fehmi Kupinës pasi u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal në Prishtinë.

Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e asamblistëve të kryeqytetit për ta zgjedhur atë kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Pas votimit në raundin e tretë, Kupina tha se nga sot fillon zyrtarisht një mandat i ri, që siç tha ai do të jetë i përkushtimit, punës dhe angazhimit të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

“Sot zyrtarisht po e fillojmë një mandat të ri. Ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit, punës, angazhimit të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Dua të urojë anëtarët e posazgjedhur tët Kuvendit Komunal të Prishtinës duke iu dëshiruar sukses dhe punë të pa ndal”, ka thënë ai.

Ai i ka falënderuar të gjithë kuvendarët që votuan pro që ai të jetë kryeasamblisti i ri në Prishtinë.

“Është nder i madh te jemi sot këtu para jush në këtë mbledhjen e parë të kësaj legjislature. Fillimisht sua që t’i falenderojë të gjithë anëtarët e këtij Kuvendi që votuan pro që unë të jem sot kryesues i Kuvendit Komunal të Kosovës. Besimi juaj përveç privilegjit është edhe përgjegjësi për mua. Anëtarë të Kuvendit, kërkojë nga ju mbështetjen dhe kontributin e juaj të vazhdueshëm në misionin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës së Prishtinës”, deklaroi Kupina.

Kupina foli edhe për planet që ka pas marrjes së mandatit të ri në këtë pozitë.

“Njëkohësisht si Kryesues ju sigurojë për një koordinim dhe bashkëpunim të plotë dhe institucional, legjislativ dhe ekzekutiv. Në përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve të Prishtinës, zotohem se do të zbatojë çdo normë juridike, procedurale, administrative që janë obligim për kryesuesin dhe Kuvendin Komunal. Do të punojë thellë që Kuvendi të jetë sa më transparent dhe llogaridhënës para qytetarëve tanë”, deklaroi ai.

Për të në raundin e tretë votuan 25 asamblistë, nga 42 sa ishin prezent në sallë.

Komento: