
Së shpejti Genta Ismajli do ta marrë epitetin e nënës.
Gëzimi i saj dhe i Ustës do të jetë i dyfishtë pasi që çifti do të bëhen prindër të dy binjakëve.
Ditë më parë Genta kishte organizuar “Baby shower” meqë rast ka treguar gjininë e foshnjave. Ajo dhe biznismeni turk do të bëhen prindër të një djali dhe një vajze.
Së fundmi dyshja kanë treguar se po e përgatitin dhomën e fëmijëve të tyre. Është Genta ajo e cila ka ndarë një instastory ku shihen duke bërë vetë montimin e shtretërve.

Theksojmë se këngëtarja ka kohë që është distancuar nga muzika, projekti i fundit është bashkëpunimi me Feron.
