Beatrix Ramosaj shfaqet nga studio e Big Brother VIP, 10 ditë pas largimit.
Beatrix Ramosaj i është bashkuar ish banorëve tjerë në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ajo ka falenderuar të gjithë për dashurinë që i kanë dhënë këto ditë.
Ramosaj gjithashtu tha se krijoi edhe një këngë, pasi aty e gjente veten.
Ndërsa nuk kanë munguar edhe fjalët për Donaldin të cilin e ka quajtur “gjysmën” e saj.
“Kam gjysmën time atje brenda. Ndjenjat tani që jam jashtë janë edhe më të forta”, u shpreh Beatrix për Donaldin.