“S’ke faj” – Shoku i Donaldit tregon se a po bën këngë me Beatrixën

15:42 | 04 Mars 2022

Shoku i Donaldit tregon nëse do të bashkëpunonte me Trixën.

Tiri Gjoci ka lancuar këngën më të fundit që mban titullin “Lamtumirë”. Artisti që u bë i njohur nga The Voice, ishte i ftuar këtë të premte në “Friendzone” ku foli për projektet e reja.

Tiri tha se pritet të sjellë dhe disa këngë të tjera ndërsa nuk përjashtoi dhe mundësinë e pjesëmarrjes te “Kënga Magjike”.

Gjatë intervistës me Liesa Haxhiasllani dhe Ardit Murataj, teksa në ekran u shfaqën disa figura publike, tregoi se me kë do të bashkëpunonte. Kur në ekran doli imazhi i Beatrix Ramosaj, Tiri tha se do të bashkëpunonte dhe këngën do ta titullonte “S’ke faj”.

Kujtojmë që Tiri ka një shoqëri të mirë me Donald Veshaj.

“Sigurisht që po. E kam mikeshë, kemi kaluar shumë vite bashkë sepse kemi qenë në Lice. “S’ka faj” do të quhej kënga.”, tha ai.

Megjithatë, Tiri nuk sqaroi nëse këtë koment e bëri në mbështetje të Trixës duke iu referuar situatave të fundit dhe komenteve negative me të cilat është përballur që kur u lidh me Donaldin. /abcnews.al

Komento: