
Donald Veshaj, padyshim që është personazhi i vitit.
Me pjesëmarrjen e tij në show Big Brother Vip, bëri bujë të madhe duke arritur deri në dyshen që siguroi finalen e madhe, shkruan ORAinfo.
Brenda asaj shtëpie ai krijoi një lidhje dashurie e cila me daljen nuk funksionoi më.
Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar Donaldin që të vazhdojë jetën e tij të përditshme.
Gjatë qëndrimit në shtëpi ai bëri një portret të legjendarit, Adem Jashari. E këtë dhuratë të bukur ai sot po e dërgon në Drenicë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një foto ku shihet së bashku me vëllaun e tij Romeos, drejtë rrugës për Kosovë./ORAinfo/

