Pikëlluese: Vdes nxënësja e klasës së tretë në Skenderaj

12:35 | 15 Mars 2022

Një nxënëse e SHFMU “Ahmet Delia” Skenderaj ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga shkolla në fjalë, të cilët u shprehen të tronditur nga vdekja e saj.

Elmedina Vojvoda ishte nxënëse e klasës së tretë.

Njoftimi i plotë i shkollës:

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,

Sot më pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e nxënëses sonë Elmedina Egzon Vojvoda, nxënëse e klasës së III-1.

Ky lajm na tronditi thellë dhe na preku pa masë.

E nderuara familja Vojvoda,

Në këto momente bashkëndjejmë dhimbjen me ju dhe të gjithë familjaret tuaj.

Elmedinen do ta kujtojmë si nxënëse shembullore, të urtë, të dashur e të sjellshme.

Në emër të drejtorisë së shkollës, mësimdhënësve dhe nxënësve iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!

Elmedina, dritë paste shpirti yt i bardhë!

Komento: