150 afgan largohen nga Kosova, nisen për në SHBA

13:23 | 15 Mars 2022

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar për largimin e 150 afganëve nga Kosova për në SHBA të martën.

Hovenier këtë e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke njoftuar se të 150-it kanë kaluar të gjitha kërkesat për verifikim të sigurisë dhe shëndetit.

“Sot në mëngjes, me ministrin Xhelal Sveçla, u dhamë lamtumirën 150 afganëve, të pritur më parë në Camp Liya/Bondsteel. Pasi kaluan të gjitha kërkesat e verifikimit të sigurisë dhe mjekësore, ata tani janë rrugës për në SHBA ku do të fillojnë jetën e tyre të re në komunitete dhe shtëpi të reja”, thuhet në postimin e tij.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës dhe i detyrohemi shumë Kosovës që u ka ofruar strehim të përkohshëm këtyre afganëve të pambrojtur në kohën kur patën nevojë. Bujaria juaj jo vetëm që shpëtoi jetë, por siguron që këta afganë dhe familjet e tyre do të kenë mundësi për të ndërtuar jetë të reja në SHBA”, shkruan më tej Hovenier.

Komento: