“Mbrojtëm familjen tradicionale”, deputetja e AAK-së gëzohet që dështoi miratimi i Kodit Civil

20:16 | 16 Mars 2022

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka thënë se me votën kundër projektkodit civil kanë mbrojtur familjen tradicionale.

Kjo pasi në projektligjin e ri për Kodin Civil parashihej që të lejoheshin martesat e gjinisë së njëjtë.

Ky është postimi i saj:

Nuk kalon projektligji per kodin civil në të cilin rregullohet martesa mes gjinisë së njejtë.

Me shumicë votuam në mbrojtje të Familjes Tradicionale , asaj që na garanton vazhdimësia e Kombit.

Komento: