Mosmiratimi i Kodit Civil, shefi i BE-së në Prishtinë e quan ‘zhgënjyese’

22:19 | 16 Mars 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar miratimin e projekt-Kodit Civil, i cili i hap rrugë lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë.

Lidhur me këtë ka reaguar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. Ai thotë se mosmiratimi i projekt-Kodit Civil është zhgënjyes.

“Pas hapave premtuese të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me miratimin në lexim të parë të projektligjeve për financimin e partive politike dhe deklarimin e pasurisë, mosbërja e njëjtë me Kodin Civil është zhgënjyese. Legjislacioni i rëndësishëm nuk duhet të presë”, ka shkruar ai në Twitter.

Komento: