Komuna e Prishtinës i liron nga pagesa këto kategori

10:49 | 18 Mars 2022

Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e trafikut urban policët, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore

Komuna e Prishtinës ka marr vendim të lirojë nga pagesa e trafikut urban Policisë, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore.

Sipas komunës, ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja.

Para pak javësh, komuna ka liruar nga pagesa e trafikut urban pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërmarrja ‘Trafiku Urban’ ka në menaxhim 51 autobusë, derisa gjatë këtij viti pritet t’i shtohen edhe 30 të tjerë.

Komento: