
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila , ka treguar arsyen e largimit të vëllait të saj nga Kosova.
Duke folur për këtë çështje, Kusari Lila ka thënë se vëllau i saj nga Kosova është larguar me qëllim të studimeve dhe aftësim profesional.
“Nuk lidhet kjo çështje me jetën, ndoshta. Vendimi për të jetuar jashtë, mund të ketë nuancë por nuk ka qenë vendimtare. Vendimtarja ka qenë largimi i tij për studime në vitin 2002, njëjtë sikurse edhe shumë të rinj tjerë. Prej SHBA-së ka ikur në Kanadë për zhvillim profesional dhe akademik.”, ka thënë Kusari Lila në ATV.
Ajo po ashtu ka deklaruar se mbështetja e saj për Projektkodin Civil nuk ka të bëjë më çështje personale por në besimin në të drejtat e njeriut.
“Bindja ime, në një farë mënyre, prezantimi im nuk ka dashur të jem reflektim i situatës personale. Ky ka të bëjë ekskluzivisht në besimin për të drejta për liritë elementare njerëzore. Nuk duhet bërë kalulime politike mbi faktin që jetojmë në një shoqëri konservatore dhe humbim vota nëse e mbështesim atë“, ka thënë Kusari Lila.