Ndodh në Shtime: Në muret e kishës shkruhet ‘Z-ja’ ruse

09:27 | 19 Mars 2022

Disa persona kanë shkruar shkronjën ‘Z’, në një objekt fetar në Shtime.

‘Z’ është shkruar në muret e kishës, në rrugën “Skender Saliahj”.

Shkronja ‘Z’ përdoret si simbol nga forcat ruse, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

“Gjatë patrullimit policia kanë vërejtur se person-a të panjohur në muret e objektit të kishë kanë shkruar grafitë (shkronjën Z) . Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.

Edhe pse ende nuk dihen shkaqet e kësaj grafite, ky gjest mund të jetë bërë nga dikush që përkrah pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Komento: