
Gjilanasi në hall me gruan nga Shqipëria që po e shantazhonte për para, lajmëron policinë
Një person nga Gjilani ka raportuar në polici një rast të shantazhit.
Ai dje ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, duke i kërkuar para.
E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia ka thënë se easti në procedurë hetimore.