E konfirmon Policia: Vëllai i drejtorit të TEB Bank është dërguar në mbajtje

12:31 | 19 Mars 2022

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, mbrëmë zhvilluan një aksion në HIB Petrol, për shkak të dyshimeve të mundshme për shmangie në tatim.

Reporteri.net raportoi mbrëmë se në këtë aksion kishte edhe arrestime.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një nga të dyshuarit, vëllai i Drejtorit Menaxhues të Bankës “TEB” në Kosovë, Orçun Ozdemir, është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Turqisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Tarkan Ozdemir po kërkohej nga autoritetet e Moldavisë.

Për arrestimet ka reaguar dje edhe HIP Petrol.

Në reagimin e kompanisë thuhet se janë në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që kanë vepruar individualisht dhe për interesa personale.

Komento: