
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka njoftuar se për shkak të bllokimit të mediave sociale në Federatën Ruse ata kanë vendosur në dispozicion një numër.
Kështu ministria u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë, që ndodhen në situata emergjente të kontaktojnë menjëherë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter”, shkruhet në njoftim.
Shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre duhet të kontaktojnë në numrin e telefonit: +7 929 968 05 38.
Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje.