Si arriti të bëhej kryetare e Preshevës, Sinani: Për serbët ishte çudi

09:23 | 20 Mars 2022

Një rrëfim suksesi i një gruaje.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka treguar se si arriti që ta marrë këtë post.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, ku tha se në Serbi nuk kishte ndodhur që bartësi i listës të jetë grua.

Sinani u shpreh se zgjedhja e saj si kryetare e Preshevës, për serbët ishte një çudi, përcjell Kankosova.tv.

“Asnjëherë në Serbi nuk kishte ndodhur që bartësi i listës të jetë femër dhe ajo të jetë shqiptare, ishte për ta çudi. Të gjitha mediat atëherë ishin të fokusuara në Luginën e Preshevës, por subjekti politik dhe unë vendosa që duhet kontributin tim ta jap në Luginën e Preshevës”, u shpreh ajo.

Komento: