Shpallet ditë zie në Kosovë nesër në nderim të Madeleine Albright

13:54 | 24 Mars 2022

Kosova e shpall ditë zie të premtën në nderim të Madeleine Albright.

Kosova e ka shpallur ditë zie të premten, në nderim të jetës dhe veprës së Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën.

Presidentja Vjosa Osmani e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zisë shtetërore në tërë territorin e Kosovës.

Vendimi është marrë sot dhe Protokolli i Shtetit është ngarkuar të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e këtij vendimi.

Komento: