Kadri Veseli do të largohet nga konferenca në Hagë për të folur në telefon me fëmijët.

16:03 | 24 Mars 2022

Veseli do të largohet nga konferenca në Hagë për të folur në telefon me fëmijët.

Kadri Veseli do të largohet për pak qaste nga konferenca e ecurisë së çështjes në Gjykatën Speciale në Hagë, për shkak të aranzhimit të një telefonate me fëmijët e tij.

Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij.

“Z. Veseli duhet të largohet nga konferenca për ecurinë e çështjes, sepse ka një telefonatë të organizuar me fëmijët e tij”, ka thënë ai.

Ndërkohë po vazhdon seanca gjyqësore mbi ecurinë e cështjes për Thaçin dhe të tjerët.

Mbi ta rëndojnë akuzat për krime kundër njerëzimit që përfshijnë përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave, ndërsa janë edhe katër akuza për krime lufte që përfishjnë arrestim dhe ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Komento: